Messi i sinqert: Kupa e Botës është ëndërr e jona, por nuk jemi favorit
Lionel Messi është i vetdijshëm që Argjentina nuk është favoritë për ta fituar Kupën e Botës
Ylli argjentinas shënoi tre gola kundër Haitit në miqësoren e zhvilluar mbrëmë, ndërsa do ta ketë edhe një tjetër ndeshje kontrolluese më 9 qershor ndaj Izraelit, shkruan Periskopi.
“Kupa e Botës është ëndrra jonë, ëndrra e vendit tonë. Nuk jemi kandidat, por jemi mirë, po stërvitemi dhe po përmirësohemi çdo ditë”, tha Leo.
“Kemi lojtarë të mirë dhe po bëhemi edhe më të fortë për të luftuar si të barabartë me të gjithë,”. /Periskopi/



