Messi ka disa fjalë për Manchester Cityn dhe Guardiolan
Argjentinasi thotë se ‘qytetarët’ janë një klub i madh dhe se duke pasur një trajner si Pep Guardiola, ata do të rriten si klub ende.
Këto komente 29-vjeçari i bëri vetëm një ditë para sfidës kthyesë ndaj Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“City janë një ekip i madh”, deklaroi Messi.
“Ata kanë qenë gjithmonë një skuadër e madhe saher që jemi ballafaquar me ta. Por tani, duke pasur një trajner si Pep, ata do të rriten edhe më shumë me punën e tij”, shtoi ai.
Në sfidën e parë, Barcelona mposhti bindshëm Manchester Cityn me rezultat 4:0. /Periskopi.com



