Messi kërcënon Ronaldon
Barcelona do të luajë nesrë në mbrëmje ndaj Borussia M’Gladbach-un në “Camp Nou”. Portugezi shënoi 11 herë në sezonin e kaluar në gjashtë ndeshje, një shifër e jashtëzakonshme.
Ylli argjentinas deri tani ka shënuar nëntë gola në vetëm katër ndeshje pasi nuk luajti në Gjermani dhe tani e di se me një tregolësh në ndeshjen e kthimit ndaj gjermanëve mund t’i prishë gjumin rivalit të tij më të madh.
Nëse e arrin diçka të tillë ai do të barazojë dhe rekordin e portugezit në Champions me 95 gola deri më tani.



