‘Messi’ i Kosovës ia ‘përfundon’ karrierën kundërshtarëve me këtë lëvizje (Video)
Edon Zhegrova është njëri nga talentet më të mëdhenj që ka Kosova, derisa në Belgjikë atë e krahasojnë me Lionel Messin
Edon Zhegrova javë më parë zgjodhi përfundimisht për të luajtur me Përfaqësuesën e Kosovës edhe pse kishte ofertë nga një kombëtare si Belgjika, shkruan Periskopi.
Ylli i skuadrës së Genkut ka aftësi të shkëlqyera me topin, ndërsa në ndeshjen e fundit ai bëri një lëvizje të mahnitshme ku dërgoi për ‘shëtitje’ dy futbollistë kundërshtarë.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni driblimin fantastik të Zhegrovës. /Periskopi/



