Messi? Ky është goli i çmendur i Milot Rashicës në stërvitje (VIDEO)
Milot Rashica ka shënuar një nga golat më të bukur në stërvitje me Werder Bremen.
Ai ka shënuar gati në mënyrë të plotë akrobatike dhe festa ishte e jashtëzakonshme e me plotë të qeshura, shkruan Periskopi.
Ylli nga Vushtrria po i jep shenja trajnerit Florian Kohfeldt se meriton më shumë minutazh.
Den kann man mal so machen☝️ Rashi-Rakete on fire ???#DeichSafari #werder @milotrashica #Rashica pic.twitter.com/DD9UGH7POo
— DeichStube (@DeichStube) January 5, 2019
Momentalisht, ekipi i Bremen gjendet në Afrikën e Jugur për t’i zhvilluar përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit.
Rashica ka një gol dhe një asist me fanelën e klubit gjerman, derisa ka luajtur vetëm 364 minuta. Megjithatë, Kohfeldt i ka dhënë një premtim atij se që nga pjesa tjetër e sezonit ai do të ketë mundësinë e aktivizimit më shumë. /Periskopi



