Messi, mbret i hetrikëve në Ligën e Kampionëve
Ylli argjentinas vazhdon të thyej rekorde.
Rekordi më i ri i Lionel Messit është ai i tre golëshave. Me het-trikun ndaj PSV-së, Messi është tashmë futbollisti me më shumë tre golësha në historinë e Ligës së Kampionëve, plot tetë (kundër PSV, Manchester City, Celtic, Apoel, Ajax, Leverkusen, Plzen dhe Arsenal).Lojtari i Barcelonës ka një het-trik më shumë sesa Cristiano Ronaldo.
Performanca e Messit në Ligën e Kampionëve na kujton se argjentinasi nuk është në listën e FIFA-s për çmimin The Best, ku janë përfshirë Modriq, Cristiano Ronaldo dhe Salah.



