Messi më tha se ishte në rregull
Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka zbuluar se mbanë kontakte të rregullta me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Madje, ish-mesfushori i Barcelonës tregon të rejat rreth dëmtimit të fundit të argjentinasit.
“Kam folur dje me Messin dhe ai më tha se ishte në rregull. E vërteta është se unë nuk e kam vënë re se ai ishte i shqetësuar”, deklaroi Fabregas.
“Barcelona është klubi i vetëm në botë që e di se si duhet të kujdeset për Messin”, shtoi ai.
29-vjeçari pritet t’i mungojë Barcelonës për rreth tre javë pas dëmtimit që pësoi në sfidën ndaj Atletico Madrid në mesjavë. /Periskopi.com



