Messi në flokë, krijimtaria e berberit habit tifozët e flaktë të futbollit
Marion Hvala nga Serbia krijon “tatu në flokë” për të gjithë ata që inspirohen nga lojtarët e Kupës Botërore, Rusia 2018.
Tifozët e futbollit që kërkojnë të tregojnë mbështetjen e tyre gjatë Kupës së Botës tani mund të shohin lojtarin e tyre të preferuar në flokët e tyre.
Mario Hvala, një berber në Serbi, u ofron tifozëve një “tatuazh të flokëve”, duke ruajtur ngjashmërinë e lojtarëve, si Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, raportoi “Sky News”, transmeton Periskopi.
Por berberi nuk ndalon vetëm me lojtarët futbollistë. Ai më parë ka krijuar personalitete si Novak Gjokoviq, madje edhe liderin koreano verior Kim Jong Un.
Ai tha se këtë profesion të çmendur e ka nisur para nëntë vitesh, kur njëri nga klientët e kishte sugjeruar që të bëjë diçka më ndryshe me flokët e tij, dhe ai filloi t’i qethte flokët në formën e një marimange e njohur si tarantula.
Hvala tha: “Portretet janë më komplekse kur improvizoj “tatuazhet e flokëve”. Duhen 5-7 orë”.
“Kur bëra portretin e Ronaldos kam marrë shumë komente pozitive dhe njerëzit u mahnitën”./Periskopi/











