Messi në formë para Kupës së Botës, shënoi tregolësh në ndeshjen miqësore (Video)
Argjentina e ka mposhtur Haitin me rezultat 4:0 në një ndeshje ku ka shkëlqyer Lionel Messi
Ylli i Barcelonës shënoi tre gola në miqësoren kundër Haitit, dhe tani para Kupës së Botës do ta ketë edhe një ndeshje kontrolluese ndaj Izraelit më 9 qershor, shkruan Periskopi.
Messi shënoi golat në minutat 17′, 58′, 66′, ndërsa golin tjetër e realizoi Aguero në minutën e 69-të.
Kujtojmë që Argjentina është njëra nga Kombëtaret favorite në Kupën e Botës. /Periskopi/



