‘Messi’ një fjalë e ndaluar në familjen e Ronaldos
Katia Ronaldo, motra e yllit te Real Madridit ka zbuluar se në shtëpi asnjëherë nuk përmendet Lionel Messi
Në një intervistë të dhënë për ‘L’Equipe’ motra e Cristiano Ronaldos ka zbuluar disa gjëra interesante, transmeton Periskopi.
Në shtëpi asnjëherë nuk përmendet Leo Messi, ndërsa Katia mes tjerash ka thënë se vëllai i tij do të luajë futboll edhe për tre apo katër vite, transmeton Periskopi.
“Ne nuk flasim brenda shtëpisë për Messin,” ka thënë Katia Ronaldo.
“Cristiano gjithmonë ka qenë një perfeksionist, ai gjithmonë kërkon të jetë më i miri, të bëjë gjithçka për të fituar. Por përveç kësaj, ai në disa raste është me të vërtetë i rezervuar.
“Ka disa që luajnë deri në moshën 37 vjeçare. Cristiano nuk është një makinë, por ai do të vazhdojë të luajë derisa të mundet, mendoj që ai do të luajë edhe në tre apo kater vitet e ardhshme,”. /Periskopi/.




