Messi nuk e njeh bashkëlojtarin, bën foto duke menduar që është tifoz (Foto)

Messi nuk e njeh bashkëlojtarin, bën foto duke menduar që është tifoz (Foto)

Leo Messi mbetet i fokusuar në përgaditje për takimin kundër Rusisë, të shtunën e ardhshme. 

Megjithatë, në ditët që çojnë në këtë ndeshje, tifozët përfitojnë nga mundësia për të shkuar në hotel ku lojtarët argjentinas po qëndrojnë, duke bërë fotografi me ta. Më i kërkuari sigurisht është Leo Messi.

Por, këtë herë nuk ishte ndonjë tifoz apo ndjekës i Instagramit, ylli i Barcelonës u fotografua me Sebastian Driuss, sulmues i Zenitit dhe i kombëtares argjentinase.

Messi fillimisht nuk e dinte kush ishte dhe e trajtoi atë si një tifoz tjetër. Megjithatë, Driussi publikoi foton me Messin në Instagram duke treguar momentin e takimit me idhullin e tij dhe pas disa  minutash ai mori një kërkimfalje nga Messi, pasi nuk e përshendeti siç duhet. /IndeksOnline

 

Shpërndaje në: