”Messi nuk ka jetë, ai jeton në një kafazë”
Ish-sulmuesi i Boca Juniors, Juventusit dhe Romës, Daniel Pablo Osvaldo ka befasuar me deklaratën e dhënë rreth pesë herë futbollistit më të mirë, Leo Messit.
Osvaldo u pensionua nga futbolli aktiv, për t’iu përkushtuar muzikës, ndërsa ai pohon se futbolli nuk i jepte kënaqësi.
”A do doja të isha si Messi? Jo. Do doja të luaja si ai, por ai nuk ka jetë. Ai jeton në kafazë, i mbyllur”.
”Ai nuk mund të shkojë diku dhe të pi çfarë të dëshiron. Ndoshta ai mundet dhe nuk i intereson, por mua më pengonte”.
”E imagjinoj duke e blerë TV-në e tij të madhe, por ai kurrë nuk do ta shikonte atë. Ndoshta ai vozit një Ferrari, por ai jeton 15 minuta larg nga qendra stërvitore e Barcelonës”, u shpreh argjentinasi./Periskopi/



