Messi pagoi për lirimin e Ronaldinhos nga burgu?

Messi pagoi për lirimin e Ronaldinhos nga burgu?

Ronaldinho është larguar nga burgu në Paraguai, për t’u vendosur në arrest shtëpiak.

Ylli brazilian qëndroi 32 ditë në burg së bashku me vëllanë e tij, pasi ishin hyrë në Paraguai me pasaportë false.

Ronaldinho u lirua me kusht, duke lënë në dorëzani 1.6 milionë dollarë, për t’u vendosur në arrest shtëpiak.

Tani në media është ngritur çështja se kush pagoi për lirimin e tij?

Raportohet se paratë janë paguar nga Barcelona, dhe shumë besojnë se këtë e ka bërë Lionel Messi.

Ju kujtojmë se edhe në të kaluarën është raportuar shumë se Lionel Messi ka dashur të paguajë për lirimin e tij. Megjithatë, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar rreth kësaj

Shpërndaje në: