Messi paguan dëmshpërblimin për vllaun e tij
Vllau më i vjetër i yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi është liruar nga arresti shtëpiak pasi Lioneli pagoi 100,000 euro për lirimin e tij, raportojnë mediat argjentinase.
Matias Messi, 35 vjeç u denua me arrest shtëpiak në vendlindjen e ti Rosario, 300 kilometra në veri të Buenos Aires, javën e kaluar për posedim të armëve, transmeton Periskopi.
Paraburgimi erdhi si pasojë e gjetjës së njollave të gjakut në motorvarkën e tij me 30 nëntor, me gjasë pasi ka goditur një bar në dat. Policia gjeti një armë e fshehur në barkë.
Ishte hera e dytë që vllau i yllit të Barcelonës arrestohet për posedimi të armëve. Vepra penale mbart një burgim prej tri vite e gjysëm deri në tetë vite.

Kushtet që i janë bërë pas dëmshpërblimin janë se ai mund të udhëtoj lirshëm në Argjentinë por nuk mund ta kalojë kufirin./Periskopi



