Messi pritet ta mposhtë Ronaldon në garën për Topin e Artë

Messi pritet ta mposhtë Ronaldon në garën për Topin e Artë

Cristiano Ronaldo po kalon në një formë katastrofale në këtë sezon, ai ka gjetur rrjetën vetëm një herë në 12 ndeshje të zhvilluara në ligën spanjolle.

Dhe, sipas gazetës spanjolle Don Balon, Lionel Messi mund të fitoj Topin e Artë për të gjashtën herë.

Ronaldo ishte favoriti kryesor pasi që i ndihmoi Real Madridit të fitojë Champions Leaguen dhe La Ligën spanjolle. Por forma momentale mund të bëjë që ai të humbasë garën për këtë çmim.

Në garë për Topin e Artë është edhe Neymar, që nuk pritet ndonjë befasi që ai të fitoj këtë çmim prestigjozë.

Shpërndaje në: