Messi me shokë Chelsean e bëjnë ‘tokë’ (Video)
Barcelona e ka eliminuar Chelsean nga gara e Champions League
Barcelona edhe një herë tregoi se është njëra nga skuadrat më të mira në botë, pasi pa ndonjë vështirësi e eliminoi një skuadër si Chelsea, duke e mposhtur 3:0 në ‘Camp Nou’, transmeton Periskopi.
Leo Messi ishte njeriu kryesor i këtij takimi duke realizuar dy herë në minutat 3′ dhe 63′ si dhe asistoi në golin tjetër që e shënoi Dembele në minutën e 20-të.
Kështu Barça eliminoi Chelsean nga Champions League me rezultat të përgjithshëm 4:1, derisa të premten do ta mësojë kundërshtarin me të cilin do të përballet në çerek-finale. /Periskopi/



