Messi te gjigandi anglez?
I pari i pankinës së ‘qytetarëve’ shpreson që argjentinasi do të përfundojë karrierën te Barcelona.
Mirëpo, ai nuk e përjashton mundësinë që 29-vjeçari të largohet drejt Premier Ligës, pasi sipas tij, fëmijët e Messit dëshirojnë të flasin gjuhën angleze dhe të provojnë kulturë dhe rreth tjetër.
“Dëshiroj të që Messi të përfundojë karrierën te Barcelona”, tha Guardiola.
“Por, ndoshta ai do të mendohet rreth kësaj dhe do të dëshiroj të ndërrojë ambient dhe të luajë diku tjetër, sepse fëmijet e tij dëshirojnë të flasin gjuhën angleze dhe të provojnë kultura tjera”, shtoi ai.
Messi shpeshherë ka qenë i përfolur për një kalim te Manchester City, dhe emërimi i Guardiolas në postin e trajnerit te kjo skuadër mund të rezultojë edhe me kalimin e argjentinasit në Etiad. /Periskopi.com



