Messi tërhiqet përkohësisht nga Argjentina

Messi tërhiqet përkohësisht nga Argjentina

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka vendosur të tërhiqet nga detyra me kombëtaren “deri në njoftimin e radhës”, raporton TNT Sports, transmeton Goal.

Pasi dështoi në Kupën e Botës në tentimin e katërt këtë verë, ylli i Barcelonës ka vendosur që të mos paraqitet për Argjentinën për miqësoret e radhës.

Vendimi, ka pëlqimin e Presidentit të Federatës së Futbollit, Claudio Tapia dhe të trajnerit, Lionel Scaloni dhe do të mbetet kështu për vitin 2018, derisa në një vendim tjetër të Messit.

Shpërndaje në: