Messi tregon dëshirën më të madhe që ka te Barcelona

Messi tregon dëshirën më të madhe që ka te Barcelona

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se dëshira e tij do ishte që Neymar dhe Pep Guardiola të riktheheshin sërish në ‘Camp Nou’.

Në gusht të vitit 2017, ylli brazilian la Barcelonën për t’u transferuar tek Paris Saint-Germain për një shumë rekord rreth 222 milionë eurove, njëkohësisht transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, transmeton Periskopi.

26-vjeçari kaloi katër sezone të suksesshme tek Barça, duke fituar La Liga-n dy herë dhe një herë Ligën e Kampionëve, por argjentinasi ka dëshirë që ai të rikthehet përsëri.

Ditëve të fundit ka pasur spekulime që Neymar mund të rikthehet sërish me fanelen e ‘Blaugranëve’, por Messi thotë: ”Është e komplikuar”.

”Ne e duam rikthimin e tij, si lojtar dhe si një motivim në dhomat e zhveshjes”.

Ne jemi miq, kemi jetuar momente shumë të mira, të tjerët jo aq shumë, por kemi kaluar shumë kohë së bashku, megjithatë, e ka shumë të vështirë [që ai] të largohet nga Parisi”, përfundoi ai.

Ndërsa për Guardiolan, Messi u shpreh: ”Edhe kjo është e komplikuar. Ne dëshirojmë që ai të rikthehet sepse është një nga më të mirët në botë”. /Periskopi

Shpërndaje në: