Messi u përfshi në një debat të ashpër me gjyqtarin pas ndeshjes dhe stafi i trajnerëve e ndaloi atë
Lionel Messi pati një nga momentet më të trishtuara të karrierës së tij pasi Inter Miami barazoi 3-3 me San Jose Earthquakes në kuadër të Major League Soccer.
Inter Miami luajti jashtë fushe të mërkurën në mbrëmje, duke lëshuar mundësinë për tri pikë.

Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë dukej i tërbuar me vendimin e gjyqtarit për të mos i dhënë një goditje dënimi jashtë zonës dhe i tregoi atij se çfarë mendonte për këtë pas ndeshjes.
Por legjenda e Barcelonës nuk ishte ende i lumtur dhe u kthye te gjyqtari për të protestuar më tej.
Messi i nervozuar rrezikoi të merrte një karton të kuq pothuajse të paprecedentë, me Dickerson që i tha: “A do që të të përjashtoj? Largohu!”.
Por ai u desh të ndalohej nga anëtarët e stafit të trajnerëve të San Jose Earthquakes, me trajnerin e Earthquakes, Bruce Arena, i cili mori vendimin për të ndërhyrë në një përpjekje për të ndaluar përjashtimin e Messit./Periskopi/



