Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fitoren e radhës

Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fitoren e radhës

Lionel Messi dhe Inter Miami kanë vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit amerikan MLS.

Kampioni në fuqi i MLS, Inter Miami ka marrë fitoren e radhës,teksa ka triumfuar 1-2 në udhëtim te DC United.

Serinë e golave e hapi Rodrigo de Paul ku shënoi gol të bukur në minutën e 18-të.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Messi gjeti golin duke shënuar me një parabolë përballë portierit vendas, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, Inter Miami tanimë ka marrë dy fitore radhazi dhe duket në rrugë të mirë.

Goli ndaj DC United ishte i treti për Messin këtë edicion në MLS. /Periskopi/

Shpërndaje në: