Mësuesi rrah nxënësin, prindërit rrahin mësuesin në Malishevë

Mësuesi rrah nxënësin, prindërit rrahin mësuesin në Malishevë

 

Burime të malisheva.net, bëjnë të ditur se mësimdhënësi i Gjuhës Angleze, i njohur për redaksinë, ka rrahur fizikisht një nxënës të klasës së tetë, duke thyer të gjitha rregullat që i takojnë mësimdhënësve në raport me nxënësit.

Gjithnjë sipas burimeve, kjo ngjarje nuk ka mbaruar më kaq, pasi që një ditë tjetër, nxënësit në fjalë nuk i është lejuar të futet në klasën e tij fare. Nxënësi i përlotur është kthyer në shtëpinë e tij duke ju treguar rastin familjes, dhe vetëm pak kohë më vonë, familjarët e nxënësit kanë arritur në shkollë duke u futur në klasën ku po mbante orën mësuesi i Gjuhës Angleze, dhe kanë filluar ta godasin mësuesin pa ndalur fare, madje në prani të nxënësve., raporton portali malisheva.net.

Pas ndërhyrjes edhe të stafit të shkollës përleshja është ndërprerë, dhe me këtë rast po merren organet e rendit.

Shpërndaje në: