Mesut Ozil informon Barcelonën për kushtet e kontratës, pasi që konfirmon largimin nga Arsenali

Mesut Ozil informon Barcelonën për kushtet e kontratës, pasi që konfirmon largimin nga Arsenali

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil ka informuar Barcelonën për kushtet e pagës së tij në një kalim të mundshëm të tij në Kataloni.

Ai ka kërkuar nga Barcelona që paga javore të jetë 370,000 euro, raporton gazeta spanjoll AS. Por kushtet e pagesës varen nga largimi i turkut Arda Turan, në Janar, transmeton Periskopi.

Raportohet se Turan është lojtari i gjashtë më i paguar te Barcelona dhe shihet si sakrifikuesi i mundshëm për transferimin e turkogjermanit në Barcelonë.

Më tej thuhet se, Wenger tenton që të stopojë një kalim të lirë në verën e ardhshme të Ozil në Manchester United, duke tentuar që ta shesë atë në afatin e Janarit në një tjetër ligë.

Barcelona, gjithashtu, është e interesuar për transferimin e Ozil, që në Janar, pasi që Ozil nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ka të drejtë të luaj për Barcelonën. /Periskopi

Shpërndaje në: