Meta i quan Ramën dhe Bashën ‘Tomy dhe Jerry’: Nuk u tremba nga Berisha, jo më… (Video)
Presidenti i zgjedhut, Ilir Meta i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Ramës dhe kyetarit të PD-së, Lulzim Bashës, gjatë një takimi elektoral të LSI-së në Pukë.
Ai ka thënë se nuk është trembur nga Berisha njëherë e një kohë, jo më të trembet tani nga Tomy dhe Jerry, duke iu referuar kështu Ramës dhe Bashës.
“Këto lloj presionesh që LSI-ja nuk i ha, se nuk i ka ngrënë nga Sali Berisha njëherë e një kohë, e t’i hajë nga “Tomy dhe Jerry” sot, nuk shkojnë. Dhe ju e dini shumë mirë që çdo demokrat, për kryeministër midis Edi Ramës dhe Petrit Vasilit, do të votonte Petrit Vasilin. Ju e dini gjithashtu se çdo socialist midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit, do të votonte Petrit Vasilin për kryeministër. Kështu që mesa duket… unë pata jo vetëm mundësinë të jem president i parë i propozuar nga LSI-ja, por ja që qëllojnë dhe dy gëzime bashkë, do kem mundësinë që një nga dekretet e parë të rmos Petrit Vasilin kryeministër”, tha Meta. “LSI ka qenë në koalicion me PD-në, ka qenë edhe me PS-në, por nuk ka pasur drejtimin e qeverisë.
Me respekt edhe të votës, tani ka ardhur momenti që LSI të provohet me drejtimin e qeverisë”, vijoi më tej ai.



