Metoda më e mirë për pastrimin e furrës, sidomos tani në prag të festave

Metoda më e mirë për pastrimin e furrës, sidomos tani në prag të festave

Ekspertët kanë zbuluar një mënyrë të zgjuar për ta pastruar furrën më lehtë duke përdorur edhe detergjent enësh.

Pastrimi i furrës është një detyrë që shumë njerëz e shmangin, dhe zakonisht blejnë produkte të posaçme pastrimi që shpesh janë të shtrenjta. Por, me shumë mundësi, ju keni gjithçka që ju duhet në kuzhinë.

Sipas ekspertëve të “The Spruce”, mënyra më e mirë për të pastruar furrën është të përdorni një përzierje shtëpiake.

Fillimisht, ata rekomandojnë përzierjen e uthullës së bardhë me ujë për ta spërkatur dhe pastruar furrën. Por nëse ka yndyrë shumë të fortë, sidomos kur nuk e keni pastruar për një kohë të gjatë – si pas gatimit të gjelit të Krishtlindjeve – duhet të bëni një hap shtesë.

Për të hequr yndyrën e ngjitur, bëni një pastë me sodë buke dhe ujë. Kjo ndihmon të pastrohet furra kur është shumë e ndotur. Por, për rezultate edhe më të mira, shtoni edhe një lugë gjelle detergjent enësh. Lëngu i enëve ka përbërës kundër yndyrës, prandaj e bën më të lehtë pastrimin.

Nuk është vetëm lëngu i enëve që ndihmon. Ekspertët thonë se edhe limoni me kripë mund të ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrës së fortë. Një tjetër truk është përdorimi i tabletave të lvatriçes për të fërkuar furën. Ato funksionojnë mirë dhe nuk e gërvishtin furrën, për sa kohë janë pak të lagura kur i përdorni. Ashtu si lëngu i enëve, edhe tabletat e lavatriçes kanë përbërës që heqin yndyrën./Periskopi

Shpërndaje në: