Meunier: Neymar është frustrues dhe poshtërues

Meunier: Neymar është frustrues dhe poshtërues

Neymar i poshtëron lojtarët kundërshtarë për mënyrën se si ai luan, sipas mbrojtësit të PSG Thomas Meunier, i cili thotë se ai nuk dëshiron të ndryshoj.

”Ai është një lojtar frustrues për kundërshtarët. Ai mund të ndalojë befasisht me topin dhe këtë e bën shumë herë”.

”Është mjaft i bezdisshëm, mund ta kuptoj. Gjithashtu, është një avantazh për ne. Dy ose tre lojtarë ndëshkohen me karton për shkak të tij”.

”Ai e di se si të jetë pak i ‘poshtër’. Është e mirë për ne dhe ai e bën atë me të vërtetë mirë”, u shpreh belgu./Periskopi/

Shpërndaje në: