Michael Phelps do të garojë me një peshkaqen se cili është notues më i shpejtë
Notari më i suksesshëm olimpik i të gjitha kohërave Michael Phelps do të bëjë gara me një peshkaqen të bardhë, si pjesë e “Javës së peshkaqenit”, i cili fillon më 23 korrik në kanalin “Discovery”.
Një deklaratë për media e lëshuar nga Discovery Channel, ka premtuar se ‘atleti më i dekoruar i botës do të garojë me grabitqarin më eficient të oqeanit’, transmeton Periskopi.
Phelps, 31 vjeç, ka 23 medalja të arta olimpike dhe u pensionua pas Rio 2016. /Periskopi



