Michelle Obama me fustan të mrekullueshëm në darkën e fundit si zonjë e parë
Zonja e parë e Shteteve të bashkuara të Amerikës ka arritur që edhe një herë të marrë gjithë vëmendjen në darkën e shtetit të shtruar për të pritur kryeministrin italian dhe bashkëshorten e tij.
Michelle ka bërë një zgjedhje të menqur, pasi ajo ka veshur një fustan të dizajnuar nga firma e njohur italiane, Versace, përcjell lajmi.net.
Ajo kështu përmbyll një rrugëtim për të cilin është vlerësuar gjithmonë me notat më të larta, pasi për këto darka shtetërore asnjëherë nuk ka dështuar të shkëlqejë./lajmi.net







