Miftaraj ironizon me VV: Kur të propozohet Nagavci kanë me arsyetu si sukses se mbi 200 mijë prindër kanë aplikuar për libra
Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar lidhur me dështimin e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka ironizuar me VV-në, duke thënë se kur të propozohet Arbërie Nagavci për kryetare të parlamentit, ata do të arsyetojnë si sukses se mbi 200 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionim me tekste shkollore.
Miftaraj ka shtuar ‘”shtet hajgare’”, që sipas tij shpenzon energji të jashtëzakonshme me ua ba qytetarëve jetën edhe me të vështirë.




