Miftaraj: Kosova, vendi i vetëm ku pushteti e luan rolin e aktivistit, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keq-qeverisjes
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, reagoi pas konferencës për media të presidentes Vjosa Osmani.
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova është vendi i vetëm si duket ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keq-qeverisjes.
“Del Presidentja, kryeministri, ministri dhe deputeti ne konference per media dhe ta skenon gjendjen e rende, te mjere dhe te pashprese ne ekonomi, financa, arsim, drejtesi e ne çdo fushe ku keta qeverisin.Te gjithe kane faj per deshtimet ne Kosove, perveq ketyre qe kane marr pushtet me rregullu kete vend, me permiresu gjendjen ne ekonomi, arsim, drejtesi, zhvillim.Gati pese vite ne pushtet dhe prape ankohen. Tash e pas mos me i quajte më me pozitat e tyre zyrtare por me emertimin qe i identifikon Zyrtare per Ankesa”, ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:



