Mijëra pacientë në lista të pritjes për shërbime në QKUK dhe Spitale Rajonale

Mijëra pacientë në lista të pritjes për shërbime në QKUK dhe Spitale Rajonale

2900 pacientë janë në pritje në Klinikën e Radiologjisë në QKUK për kryerjen e shërbimeve si MRI, CT, biopsi, Doppler apo USG.

Në Klinikën e Kardiologjisë janë në pritje 2599 pacientë për realizimin e koronarografise, EP-së apo ICD-së.

Në Kardiokirurgji sipas këtij raporti pritjet janë 4 deri në 5 muaj.Pritje ka edhe në Klinikën e Urologjisë (256 pacientë), Kirurgjinë e Fëmijëve (341 pacientë), Neurokirurgji (109 pacientë), Kirurgji Torokale (269 pacientë), Mjekësi Nukelare (220 pacientë), Kirurgji Plastike (240 pacientë), Kirurgji Maksifilloaciale (33 pacientë).

Pritje të gjata ka edhe në Klinikën e Ortopedisë. Sipas këtij raporti të prezantuar në mbledhjen e bordit të ShSKUK-së, janë 2478 pacientë në pritje për vendosjen e protezës së gjurit dhe kërdhokullës. Kjo listë e pritjes përfshinë pacientë nga viti 2020 deri në vitin 2025.

Lista të pritjes ka edhe në Spitalet e Përgjithshme. Sipas raportit në Spitalin e Vushtrrisë janë 50 pacientë të cilët po presin të kryejnë mamografinë dhe ndërhyrje kirurgjike.

Në Spitalin e Gjilanit janë 265 pacientë që presin për kryerjen e shërbimeve në Kirurgji, Radiologji, Kardiologji e ORL.

Në Spitalin e Ferizajt janë mbi 310 pacientë në listë të pritjes për CT dhe për shërbimet e Klinikës së Kirurgjisë.

Qytetarët po presin për shërbime edhe në Spitalin e Mitrovicës, Pejë e Prizren.Raporti ka paraqitur listë të pritjes edhe në QSKUK.

Listë të pritjes ka në ortodonci dhe protetikë.Ndër shkaqet kryesore sipas raportit për listat e pritjes thuhet se janë mungesa e sallave operative, mungesa e anesteziologëve dhe rritja e vazhdueshme e kërkesës për shërbime./kallxo/

Shpërndaje në: