Mikullovcit i shkon në nerva fjalimi i Bilall Sherifit: Si ti kisha mujt me fol bash dy ditë

Mikullovcit i shkon në nerva fjalimi i Bilall Sherifit: Si ti kisha mujt me fol bash dy ditë

Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancën ku po diskutohet për Ligjin për Sponsorizim të sportit, raporton Periskopi.

Përderisa flisnin gjithë përfaqësuesit e partive rreth këtij ligji, ai i Nismës, Bilall Sherifi e zgjati pak, aq sa i shkoi në nerva deputetit të VV’së, Adem Mikullovci.

Mikullovci mori fjalën dhe tha: Tepër po flasim, po gdhendim e po supozojmë, por s’mund të zëmë  peshq në ujë të trubullt. Bilall,  fjalim sikur ti muj me folë bash dy ditë’.

Menjëherë ia ktheu Sherifi, duke e falënderuar për kritikën.

‘’Tash ta falënderoj bacën Adem për kritikën e mirë dhe të ecim përpara ta votojmë Ligjin’’.

Ndërhyri edhe kryeparlamentari Kadri veseli duke thënë se ‘se edhe mua më pati kritikuar baca Adem’’./PERISKOPI/

 

 

 

Shpërndaje në: