Milaim Zeka: Olta më kërcënoi, më tha se do më ndalte në Morinë

Milaim Zeka: Olta më kërcënoi, më tha se do më ndalte në Morinë

Milaim Zeka ka hapur “kutinë e Pandorës” në një rrëfim pa doreza për Prive By Liberta Spahiu.

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova ka qenë protagonisti i radhës në rubrikën e Prive By Liberta Spahiu, “Koment për Koment”, ku nuk ka kursyer asgjë nga prapaskenat e sezonit të kaluar. Por, deklarata që ka shokuar më së shumti lidhet me raportin e tij të tensionuar me kolegen e atëhershme, Olta Gixharin.

Ndërsa Olta është rikonfirmuar si opinioniste edhe për BBVK 4, Milaimi këtë vit e shikon spektaklin nga shtëpia. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar të lëshojë një “bombë” për Prive mbi atë që, sipas tij, ka ndodhur kur kamerat fikeshin.

Zeka ka zbuluar se aktorja ka tentuar të përdorë influencën e saj kundër tij në mënyrë drastike.

“Jam i shokuar, më kërcënoi. Ajo donte të ma ndalonte Shqipërinë,” – është shprehur Milaimi, duke lënë të kuptohet se përplasjet e tyre kishin kaluar çdo kufi profesional.

Për më tepër, gazetari ka ngritur një paralele të fortë gjinore.

“Po të ishte mashkull do bëhej skandali më i madh në historinë e Big-ut” – shtoi ai.

Kujtojmë se dyshja kishte shpesh fërkime gjatë spektaklit të kaluar, ku nuk mungonin thumbat reciprokë live. Por siç duket, “lufta e ftohtë” paska qenë shumë më e ashpër në prapaskenë sesa ajo që kemi parë në ekran.

A do të reagojë Olta pas këtyre akuzave të rënda? Mbetet për t’u parë!/Periskopi/

Shpërndaje në: