Milaim Zeka i përgjigjet Parim Ollurit, për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka hedhur poshtë deklaratat e drejtorit të Insajderit Parim Olluri, i cili ka thënë që sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi lidhet me shkrimet e tij ndaj Milaim Zekës.
Zeka tha për Blicin që Parim Olluri nuk duhet ta marrë rolin e prokurorit.
“Parim Olluri paska marrë rolin e prokurorit, unë si deputet e dënoj këtë sulm ndaj tij, dhe dhuna nuk është zgjidhje”, tha Zeka.



