Milan arrin marrëveshje me plakun francez: Flet Wenger
France Football ka raportuar se Arsene Wenger do të jetë trajner i ri i AC Milanit në krizë të thellë rezultatesh, duke e zëvendësuar Gennaro Gatusson.
Por, vetë 69 vjeçari francez ka demantuar këtë lajm duke e quajtur si të rremë.
Ndaj këtij lajmi ende nuk ka raportuar Milani, që ndoshta po i vazhdon përpjekjet për ta bindur trajnerin legjendë francez.
“E vetmja gjë që mund të them është se ky lajm është i rremë”, ka theksuar Wenger për beIN Sports.
“Nëse do të kisha nënshkruar me dikë, do t’u kisha treguar. Nuk mund t’i menaxhoj spekulimet, por e di se çfarë bëj me jetën time”.
“Momentalisht jam i fokusuar për të punuar si analist në beIN Sports”, ka përfunduar ai.



