Milan humb Bonuccin, pas tij edhe një yll i madh largohet nga San Siro
Leonardo Bonucci pritet të largohet nga Milan, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, mediat italiane raportojnë se së bashku me mbrojtësin, nga San Siro është i gatshëm të largohet edhe një tjetër përforcim i ardhur para fillimit të këtij sezoni.
Bëhet fjalë për mesfushorin Hakan Calhanoglu.
Ish ylli i Bayer Leverkusenit nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe Milan nuk e kundërshton shitjen e tij, në janarin e vitit 2018.



