Milan ia vendos çmimin Leonardo Bonuccit
Milan kërkon 40 milionë euro për Leonardo Bonuccin
Paris Saint Germain është njëri nga klubet më të interesuar për ish-mbrojtësin e Juventusit, shkruan Periskopi.
‘Rossonerët’ tashmë ia kanë vendosur çmimin Bonuccit dhe klubi francez duhet të paguajë plotë 40 milionë euro nëse e dëshiron kapitenin e Milanit.
Kujtojmë që Milani verën e kaluar e transferoi 31-vjeçarin nga Juventusit për shumën prej 42 milionë euro. /Periskopi/



