Milan – Juventus, formacionet zyrtare të derbit në Serie A
Milani dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 12-të në Serie A, e cila fillon nga ora 20:30 në San Siro.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso vjen në këtë ndeshje pas tri fitoreve radhazi dhe pret ta vazhdojë këtë serie edhe ndaj Juventusit.
Në anën tjetër, ekipi i Massimiliano Allegrit nuk di për humbje këtë sezon dhe pret rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.
Gattuso ka vendosur për formacionin më të mirë të mundshëm edhe pse me shumë mungesa, ndërsa Allegri luan me formacionin më të mirë pasi nuk ka mungesa.
Milan: G Donnarumma; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Suso, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Castillejo, Higuain.
Juventus: Szczesny; Cancelo, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Khedira; Dybala, Mandzukic, Ronaldo./Periskopi/



