Milan në garë për super-yllin e United
Sipas TuttoSport, rosonerët janë duke menduar të transferojnë yllin holandez të Manchester United, Memphis Depay.
Depay ka dështuar totalisht në ‘teatrin e ëndërrave’ dhe tashmë është e sigurtë se ai do të largohet nga United.

Memphis Depay, Manchester United
Ai nuk ka arritur të shkëlqejë nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili nuk e ka më në planet e veta.
‘Rossonerët’, janë duke shqyrtuar mundësinë e huazimit të holandezit me të drejtë blerje. /Periskopi/



