Milan përmbys rezultatin dhe fiton ndaj Crotones (Video)
Gjithçka filloi keq për rosonerët pasi pësuan gol në minutën e 26’ pas një kundërsulmi të mysafirëve që e përfundoi në gol sulmuesi argjentinas Diego Falcinelli për rezultatin 0-1.
Milan arriti të barazojë rezultatin krejt në fund të pjesës së parë me anë të Pasalic në minutën e 41’.
Pjesën e dytë skuadra e Montellas shpërdoruan një penalti, pasi Niang nuk arriti të shënoi nga pika e bardh në minutën e 54′.
Milan shtoi sulmet në drejtim të Crotones por nuk arriti të shënoi deri në minutën e 86’ ku shënoi sulmuesi kryesor Lapadula i cili u gjind më së miri në zonë.
Milan me këtë fitore do të ketë 32 pikë pas 15 xhirosh të zhvilluara ndërsa Crotone mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me gjashtë pikë. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=fDtdYyZNNRk&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=hBvIfNnnLso&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=1JPOA-ipUyg&feature=youtu.be



