Milan vazhdon me zhgënjime, barazon me Torinon (VIDEO)
Milan nuk ka arritur dot ta shfrytëzoj gabimin e rivalëve për t’u shmangur nga ndjekja për një vend në Ligën e Kampionëve nga Lazio e Roma.
‘Rossonerët’ barazuan pa gola në shtëpi ndaj Torinos, një ndeshje e baraspeshuar gjatë 90 minutave.
Heroi i mbrëmjes ishte padyshim portieri Donnarumma, i cili priti goditjen me kokë të Belottit në pjesën e parë.
Pjesa e dytë e vuri Milanin më kërkues, por pa ndonjë rezultat.
Milan mbetet në vendin e katërt me 26 pikë, teksa Torino dy pozita më poshtë me 22 pikë. /Periskopi



