Milani dështon të transferojë këtë yll

Milani dështon të transferojë këtë yll

Bëhet fjalë për anëtarin e Evertonit, Gerard Deulofeu, i cili nuk do të largohet nga Goodison Park, përkundër interesimit të gjigandit italian.

Ka qenë trajneri i kësaj skuadre, Ronald Koeman, ai i cili ka mohuar zërat për një largim të mundshëm të ish-futbollistit të Barcelonës.

“Për momentin nuk mund të largohet, edhe për shkak të lëndimeve të Lennon dhe Bolasie”, deklaroi Koeman

“Nuk ekziston asnjë mundësi që Deulofeu të largohet, së paku për momentin. Jemi kontaktuar nga disa klube”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: