Milani e dërgon Veronën në Serie B (Video)
Milan e ka mposhtur Veronën me rezultat 4:1
Skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gattuso e ka mposhtur me lehtësi Veronën, skuadër e cila në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B, transmeton Periksopi.
Calhanoglu 11′, Cutrone 32′, Abate 49′, Borini 89′ shënuan për ‘Rossonerët’ në këtë takim, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Lee 85′.
Pas kësaj fitore Milani renditet në pozitën e gjashtë me 60 pikë, ndërsa Verona në pozitën e 19-të me 25 pikë. /Periskopi/



