Milani favorit për të nënshkruar me sulmuesin e njohur nga La Liga

Milani favorit për të nënshkruar me sulmuesin e njohur nga La Liga

Milani është favorit për të nënshkruar me Simone Zaza

Simone Zaza është pjesë e Valencias, por këtë verë pritet të ndërrojë ambient dhe destinacioni i tij i mundshëm është Milani, transmeton Periskopi.

Sipas ‘Levante EMV’, trajneri i Valencias po kërkon një sulmues tjetër për edicionin e ardhshëm pasi skuadra spanjolle do të jetë pjesë e Champions League.

Zaza më herët në Itali ishte pjesë e Juventusit, derisa në këtë edicion ka shënuar 18 gola në La Liga.

Çmimi i sulmuesit italian është rreth 20 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: