Milani gjen super-sulmues, Bacca drejt largimit

Milani gjen super-sulmues, Bacca drejt largimit

Shifrat nuk janë kundër kolumbianit sepse deri në këtë fazë të sezonit edhe vitin e kaluar ai kishte realizuar vetëm 6 gola por mungesa e vazhdimësisë nga ana e tij në ndeshjet e fundit është ajo që shqetëson më shumë trajnerin Montella dhe që bën të bien këmbanat e alarmit.

Bacca ka 5 ndeshje që nuk shënon dhe ndaj Palermos trajneri i Milanit i besoi Lapadulas në vend të tij. Kjo situatë ka bërë që Milani tashmë të hidhet në sulm në kërkim të një tjetër bomberi, teksa po përflitet shumë për një afrim te Sturridge. Sulmuesi i Liverpooli nuk është shumë i preferuar nga Klopp.

Shpërndaje në: