Milani ia mbyll dyert Edon Zhegrovës

Milani ia mbyll dyert Edon Zhegrovës

Milani me gjasë nuk e ka ndërmend të transferojë Edon Zhegrovën.

Duket se deklaratat e kosovarit se “po kërkohet nga Milan dhe Barcelona”, nuk janë të vërteta, të paktën sipas “Sky Italia”, përcjell Periskopi.

Raportimet e fundit tregojnë që kuqezinjtë kanë dy alternativa për sulmuesin e krahut që po kërkojnë dhe asnjëri nuk është Zhegrova.

Bëhet fjalë se Milano po kërkon Yannick Ferreira Carrascon dhe Arnaut Groeneveld.

Milani po tenton të ulë çmimin e futbollistëve, duke tentuar që ti bindë ata dhe pse mos ti sjell në rradhët e veta./Periskopi/

Shpërndaje në: