Milani nuk ndalet, bën transferimin e radhës (Foto)
Milani përfundimisht ka siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor të Atalantës, Andrea Conti.
Sipas Milan News, marrëveshja është arritur mes dy klubesh, pasi Atalanta ka transferuar Castagnen si zëvendësues të tij.
Marrëveshja është arritur për 24 milionë euro dhe lojtarin e ri, Pessina.
Conti pritet që nesër të zbarkoj në Milano, ku do t’i kryej testet fizike, ndërsa të premten testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.




