Milano transferon Balde dhe Biglia?
Milano është duke bërë revolucion në skuadrën e saj me transferet e fundit që i ka bërë.
Pas transferimit të Musachios dhe Ricardo Rodriguezit skuadra rosonero është pranë nënshkrimit me dy futbollistë.
Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio marrëveshja është arritur për kundër se Juventusi ishte shumë afër Keita Baldes.

Keita Balde është duke u kërkuar poashtu nga Napoli dhe Juventusi pas një super sezoni me Lazion.

Ndërsa për Biglia besohet se ka përfunduar puna me të dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi. /Periskopi/



