Miley Cyrus: E nderuar që do të performoj në Kosovë
Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus është shprehur e nderuar që do të performoj në festivalin ‘Sunny Hill Festival’.
Ajo ka postuar disa video nga provat që i ka bërë gjatë ditës së sotshme në skenën e ‘Sunny Hill’.
“E nderuar që do të performoj sonte në Sunny Hill dhe të festoj me shoqen time Dua Lipa. Le të shkojmë Kosova.”, ka shkruar ajo në përshkrimin e njërës nga videot.
Festivali ‘Sunny Hill’ duke filluar nga sonte, do të vazhdoj deri me 4 gusht.



