Miley Cyrus kundër etiketimeve pas puthjes me Cody Simpson
Miley Cyrus është sulmuar përsëri nga trollët të cilët e akuzuan se po e harron shumë shpejt ish-të dashurit e saj pasi u vërejt duke u puthur me yllin e popit Cody Simpson.
Ylli i hitit Wrecking Ball e njoftoi në gusht ndarjen e saj nga aktori i “The Hunger Games” Liam Hemsworth, bashkëshorti i saj prej tetë muajsh, dhe shpejt kaloi në një romancë shumë publike me yllin e reality TV Kaitlynn Carter – lidhje kjo e cila përfundoi pas gjashtë javësh në shtator.
Të premten, ylli u pa tejet intime me Codyn – të cilin ajo më parë e quajti “njërin nga miqtë e saj më të mirë” – duke ndezur kështu reagime nga fansat të cilët filluan të shkruajnë në mediat sociale për jetën e dashurisë së muzikantes, shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, Miley nuk po e pranon këtë, dhe vendosi të shkruante në Twitter për t’i shukatur kritikët e saj, duke e shkruar një deklaratë të gjatë: “E di që publiku mërzitet për lidhjet e mia të kaluara, sepse ata mendonin sikur e kanë parë se çfarë do të ndodhte që nga fillimi.
“Mendoj se kjo është arsyeja se pse njerëzit janë ndjerë gjithmonë të privilegjuar në jetën time dhe se si e jetoj atë sepse ata më kanë shikuar se si rritem,” vazhdoi ajo. “Por unë jam rritur tani dhe i bëj zgjedhjet si e rritur duke e ditur të vërtetën/detajet/realitetin. Njerëzit ‘e dinë’ vetëm atë që e shohin në internet.
“Meshkujt (veçanërisht ata të suksesshmit) rrallëherë etiketohen/turpërohen. Ata lëvizin nga një femër e re e bukur në tjetrën SHUMICËN e kohës pa pasoja. Zakonisht ata quhen ‘legjenda,’ ‘zemërthyes’, ‘G’, ‘Don Zhuan’, etj. … ndërsa femrat quhen zuska/lavire!”
Duke refuzuar të bjerë viktimë e standardeve ashiqare të dyfishta, këngëtarja e Slide Away insistoi se ajo thjesht po përpiqet të “përparojë/mbijetojë në një botë “mashkullore”, duke u tallur: “Nëse nuk mund t’i mposhtim, t’u bashkohemi!
“Nëse presidenti ynë mund t’i “kapë për pjesë intime (femrat). a nuk mund ta puth unë dikë?!?!”, përfundoi ajo.



